Mali i Zi dhe Shqipëria për realizimin e gazsjellësit të Adriatikut dhe Jonit

0

Qeveria e Malit të Zi ka intensifikuar komunikimin me Ministrinë e industrisë dhe ekonomisë së Shqipërisë me qëllim të  qasjes unike të implementimit të gazsjellësit të Adriatikut dhe Jonit .

Ministri i ekonomisë ,Vlladimir Kavariq ,ka deklaruar se me këtë rast është përgatit aplikimi i përbashkët për ndërtimin e projektit kryesor për Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe se është aplikuar për tu fituar grandi në kuadër të investimit të Ballkanit Perëndimor për ndihmën teknike.

Siç është kumtuar nga Ministria, planifikohet që të lidhen me gaz Fieri nga Shqipëria me qytetin e Splitit në Kroaci ,duke kaluar përmes territorit të Malit të Zi ,me një gjatësi prej 530 km prej të cilave në Mal të Zi do të shënoheshin 94 km. Kavariq ka deklaruar se Mali i Zi ka fituar gratin në shumë prej  550 mijë euro për ndërtimin e Master planit për gazifikimin e Malit të Zi.

error: Të drejtat e rezervuara !!