Millosheviq: Dialogu parlamentar pas shkarkimit të kryetarit të Kuvendit

0

Pas mbledhjes së Kuvendit në të cilën do të shkarkohet kryetari i parlamentit , pushteti dhe opozita do ti vazhdojnë bisedimet , ka theksuar drejtori politikë i PDS, Tarzan Millosheviq, duke shtuar se është i bindur se do të arrihet marrëveshje e pranuar për të gjitha palët politike shkruan RTCG.

Ai ka theksuar se PDS është gjithmonë e hapur për bisedime , por është logjike se ato do të vazhdohen pas mbledhjes së parlamentit në të cilën do të diskutohet për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Ranko Krivokapiq. Nënshkruesit e iniciativës për zëvendësimin e Krivokapiqit,  kanë kërkuar që mbledhja me këtë pikë të rendit të ditës të mbahet me 10 mars. Millosheviq, ka theksuar për gazetën DAN, se PDS e para ka ofruar që në qeveri të hyjnë edhe përfaqësuesit e partive opozitare.

Ai ka shtuar se partia e tij është e hapur për vazhdimin  bisedimeve dhe dëshiron mbajtjen e zgjedhjeve , rezultatet e të cilave do të jenë të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

error: Të drejtat e rezervuara !!