Shëtitja e paqës në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz: Jo-dhunë por tolerancë dhe paqë

0

Nxënësit e Gjimnazit “25 Maji” në Tuz, sot gjatë pushimit të gjatë kanë mbajtur ”Shëtitjen e paqës” nga shkolla fillore deri në oborr të gjimnazit, duke dërguar mesazhin jo-dhunë por tolerancë dhe paqë mes të gjithë neve. Shëtitjen e organizoi Parlamenti i nxënësave në bashkëpunim me Klubin e volonterëve të Gjimnazit.

Kryetarja e Parlamentit të nxënësve , Andrijana Palusheviq tha se qëllimi ka qenë që shokëve, si nga shkolla, ashtu edhe nga qyteti dhe të gjithë shtetit ti dërgojmë një mesazh të qartë – diskriminim mbi çfarëdo baze, nuk duhet të jetë i pranishëm në shoqërinë tonë.

Ne shpresojmë që sot me shëtitjen e paqës kemi dëruar një mesazh të qartë se nuk duam më jotolerancë dhe trazira vetëm për shkak të gjinisë, fesë, ngjyrës ose ndonjë aspekti tjetër.

Në fakt, kjo është vetëm një nga veprimet që nxënësit në bashkëpunim me profesorët do të organizojnë, në mënyrë që të ulët shkalla e diskriminimit dhe dhunës në shkolla- tha Palusheviq./Malësia.ME/

AntonGjokaj

error: Të drejtat e rezervuara !!