Më lehtë të jetosh me Koronavirusin sesa me frikën e kësaj pandemie që po tronditë botën!?

0

Nga e martja e javës së kaluar, Komuna e Tuzit jo vetëm se është  future në karatinë të plotë,  por ka ngjallë frikshëm panikun e përhapjes së  kësaj pandemie  në Malësi dhe tërë Malin e Zi.

Si pasojë e një gjendje të tillë, janë marrë masa drastike,  por të nevoshme  pasi  virusi  po merrte përmasa të frikshme.  Si rezultat, të infektuar sot janë mbi  30 persona dhe ky numër,  edhe pse jo I vogël,  falë  masave drakonike  nuk u shumfishua. Mirëpo, frika dhe shqetësimi nga situate e krijuar përfshiu të gjithë papërjashtim ,  brenda dhe jashtë vendit, e sidomos ata që fati i deshi ta shijojnë këtë “dhurat” të padukshme e pa adresë, por aspak të këndëshme .

Në mesin e këtyre të fundit  jam edhe unë e bashkëshortja, për këtë arsye  po ndihem i detyruar që së paku permes disa rreshtave ta ndaj  përvojen time për t’ju thënë se  s’ka vend për frikë e kurrsesi për panikë.

Javën e kaluar jemi testuar pozitiv me këtë virus dhe kanë kaluar mbi 10 ditë nga kur mendoj se jemi prekur. Deri më sot simptomet janë shumë të buta,  madje po të mos ishim testuar s’do ta kuptonim se jemi  infektuar,   e çka është më e rëndësishmja,  as fëmijët skan ndie gjë.

Nga  përvoja  e bashkjetimit  me këtë virus,  dua t’ju them se  simptomi më i keq i koronavirusit është frika  dhe vetëm frika, që me plotë arsye është ngulitur në psiqikën e të gjithëve.  E si mos të jetë kështu, kur  javë të tëra zgjohemi e flejmë me lajmet për  viktimat e koronavirusit, e ç’është më e keqja kur dëgjojmë edhe parashikimet e disa sharllatanëve  që japim  shifra të frikshme se në këtë apo atë shtet do vdesin kaq apo aq njerëz. Covid 19 nuk është një bombë e vërtetë, siç po paraqitet,  por vetëm  një shashkë  nga e cila duhet të kemi kujdes!

Pa dashur ta nënçmoj situatën, edhe njëherë  dua tju them se ilaçi më I mirë në këtë gjendje  kaotike është pozitiviteti, pozitiviteti  dhe vetëm pozitiviteti, e kurrsesi paniku.  Vetëm kështu do ta largojmë këtë  armik të  paftuar,  që  vjen e shkon pa na pyetur fare,  por  së paku do të na bëjë më njerëzorë.   

Gjergj Dedvukaj, Malësi

error: Të drejtat e rezervuara !!