Thaçi: Demarkacioni me Malin e Zi, premtim mashtrues i BE për liberalizimin

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka elaboruar sot më në detaje diskutimet rreth takimit që pati së fundi në Samitin e Berlinit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Thaçi komentoi dhe sjelljet e Serbisë karshi Kosovës, arsye të cilat theksoi që po i kontribuojnë negativisht rrugëtimit të shtetit për në Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.

”Në pjesën e parë është diskutuar për raportet në Ballkanin Perëndimor, vlerësoj se ka qenë inkurajues qëndrimi i Angela Merkel, Emmanuel Macron e Federica Mogherini që të ketë lëvizje drejt BE-së. Vlerësojë qëllimin e mirë, dhe vendosshmërinë e treguar nga kancelarja Angela Merkel dhe Emmanuel Macron”.

”Kam theksuar shumë qartë, në pjesën e parë të takimit se perspektiva europiane në raport me Kosovën ende mbetet një fazë e mirë por nuk ka diçka konkrete nga Bashkimi Europian. Realiteti i Ballkanit Perëndimor nuk përputhet aspak me angazhimet tona. Edhe pas këtyre viteve të Pavarësisë, Serbia vazhdon ta cenojë Kosovën. Për çudi sjellja armiqësore dhe anti-europiane e Serbisë, nuk i takon më rrugëtimit të saj drejt perspektivës europiane”.

Presidenti Hashim Thaçi ka folur po ashtu edhe për neglizhencën e Bashkimit Europian të cilën po e bënë karshi kosovarëve sa i përket liberalizimit të vizave.

Ai e ka quajtur ‘premtim mashtrues’, kërkesën e Bashkimit Europian për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi, ku si rezultat do të ndodhta lëvizja e lirë e kosovarëve në zonën shengen, njofton Klan Kosova.

”Kjo sjellje ka bërë që të kemi një ngrirje të njohjeve për Kosovën, edhe të 5 vendeve të tjera të BE-së. Kjo situatë ka krijuar situatë jo të volitshme për mos-njohje të Kosovës. Ky mos-unitet europian ka sjellë edhe neglizhencë të perspektives europiane karshi Kosovës. Kushtëzimi i dialogut nuk ka guxuar të lejohet të ndodhë. Sepse dialogu nuk mund të kushtëzohet në asnjë rrethanë”.

”Në anën tjetër, për shkak të ndikimit negativ të Serbisë, marrëdhëniet e Kosovës me Bosnje e Hercegovinën nuk janë në nivelin e kënaqur. Ka situatë paradoksale. BE ka hequr vizat për Bosnje Hercegovinën, ndërsa për Kosovën ende i mban ato. Realiteti i sotëm dëshmon se ky kriter i fundit [Demarkacioni me Malin e Zi] që na u është thënë se do të jetë për liberalizim të vizave, ka qenë një mashtrim dhe asgjë tjetër – ka qenë premtim mashtrues”.

”Ishte inkurajuese edhe për Kosovën edhe për të gjithë, arritja e një marrëveshje mes Maqedonisë dhe Greqisë. Është inkurajuese që Maqedonia të ecë drejt anëtarësimit në NATO, proces të cilin edhe Kosova synon që në të ardhmen e afërt ta realizojë”.

error: Të drejtat e rezervuara !!