Valë e re lajmesh të rreme ndaj NATO-së, BE-së dhe Perëndimit

0

Pedagogu i gazetarisë dhe gazetari shqiptar në Malin e Zi, Ismet Kallaba, ka folur rreth luftës kibernetike ndaj ”fake news” gjatë kohës së pandemisë Covid-19 në Malin e Zi. Sipas Kallabës, lajmet e rreme kanë qenë të pranishme edhe më parë por gjatë periudhës së pandemisë janë shtuar.

Pedagogu i gazetarisë, duke iu referuar të dhënave nga raportet e BE-së dhe përfaqësive të tjera diplomatike, tha se shumica e ”fake news” e kanë prejardhjen nga Rusia, pasi Moska po bën përpjeke për ndryshime gjeostrategjike në rajon.

”Unë po i referohem disa të dhënave që vijnë nga BE-ja por edhe nga përfaqësitë e tjera diplomatike si edhe nga ambasada e SHBA, të cilët kanë vërejtur një prani të shtuar të lajmeve të rreme të cilat në përgjithësi kanë për burim më tepër Rusinë, ju përmendët edhe Kinën por unë në radhë të parë do të thosha Rusinë duke pasur parasysh se kemi një përpjekje për ndryshime gjeostrategjike. Mali i Zi është një shtet i vogël dhe po bën përpjekje për këtë luftë kibernetike që po zhvillohet dhe sigurisht që edhe Mali i Zi nuk është imun ndaj kësaj lufte si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Autoritetet po mundohen që të luftojnë lajmet e rreme por në këtë periudhë të infoobezitetit po e quaj, është e vështirë”.

Ndër të tjera gazetari Kallaba theksoi se gjithashtu edhe shoqëria dhe media malazeze është e polarizuar dhe e ndarë në dy grupe, në atë pro-serbe dhe atë promalazeze. Sipas tij, mediat proserbe po mundohen të ndikojnë në opinionin malazez me lajme të rreme, duke përmendur edhe disa prej tyre

error: Të drejtat e rezervuara !!