Brajoviq u takua me drejtuesit e partive parlamentare

0

Në Kuvendin e Malit të Zi u mbajtë takimi me liderët e koalicionit qeverisës, ndërsa drejtuesit e opozitës nuk ju përgjigjën ftesës së Ivan Brajoviq.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, tha se me takimin e sotëm me drejtuesit e partive parlamentare, kishte një ide të sinqertë që të bijen dakord për fillimin e një raundi të ri bisedimesh për përmirësimin e transparencës së procesit zgjedhor dhe mjedisit zgjedhor.

Në takim morën pjesë të gjithë liderët e partive në pushtet, ndërsa përfaqësuesit e opozitës nuk u paraqitën në takim.

Ftesës së Brajoviq ju përgjigjën edhe përfaqësuesit e partive shqiptare, kryetari i ASH, Nik Gjeloshaj, kryetari i Forces, Naziv Cungu dhe Hatixhe Gjoni nga UDSH.

Në takim morën pjesë edhe Nënkryetarët e Kuvendit, Branimir Gvozdenoviq dhe Genci Nimanbegu.

Fakti që opozita nuk erdhi është një mungesë e përgjegjësisë, tha Brajoviq. Opozita, thotë ai, është e vetëdijshme se nuk ka legjislacion zgjedhor që mund t’u garantojë atyre fitore.

Është e nevojshme, thotë ai, të bisedohet pa asnjë kusht nga ana tjetër./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!