Të martën më 9 qershor seanca e Kuvendit të Tuzit

0

Kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzi, Fadil Kajoshaj ka thirrur mbledhjen e Xlll të Kuvendit të komunës së Tuzit për ditën e martë, më 09.06.2020 me fillim në orën 11:00.

Për këtë seancë janë të propozuara 17 pika në rend të ditës.

Malesia.me ka siguruar të gjitha pikat e propozuara për këtë seancë:

1.Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendim mbi vazhdimin e mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të ”Komunalno/Komunale”-Tuz
2.Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi përcaktimin e kompenzimit për punë të organeve drejtuese dhe shoqërive me përgjegjësi të kufizuar themelues i të cilave është Komuna e Tuzit
3.Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi plotësimin e Vendimit mbi kriteret e hollësishme për shfrytëzimin e mjeteve të buxhetit rezervë aktual dhe të përhershëm
4.Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi lartësinë, mënyrën e llogaritjes dhe pagesës së kontributit të antarsimit në Organizatën turistike të Tuzit
5.Propozim Vendimi mbi miratimin e Llogarisë përfundimtare të Buxhetit të komunës së Tuzit për vitin 2019
6.Propozim Vendimi mbi verifikimin e Vendimit mbi kushtet, mënyrën dhe dinamikën e ndarjes së mjeteve të Buxhetit të komunës së Tuzit për vitin 2020 të destinuara për bujqësi
7.Propozim Vendimi mbi qasjen e përpunimit të Planit lokal të mbrojtjes së mjedisit të Komunës së Tuzit 2020-2024
8.Propozim Vendimin për qasjen e punimit të planit të veprimit për administim e Monumentit të natyrës ”Kanjoni i Cemit” për vitin 2020-2025
9.Propozimin e Konkludimit mbi miratimin e Raportit mbi gjendjen e pronës së komunës së Tuzit për vitin 2019
10.Prpozim Vendimin mbi përcaktimin e interesit publik për shpronësim të plotë të patundshmërisë në KK Tuz për shkak të ndërtimit të rreth rrotullimit pranë Kishës katolike në Tuz, në pajtim me aktvendimin Gjeneral urbanistik të Tuzit
11.Propozim Vendimin për vendosjen, nërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme të karakterit montues në territorin e komunës së Tuzit
12.Propozim Vendimin për miratim e Planit të objekteve të përkohshme në territorin e komunës së Tuzit
13.Propozim Vendimin mbi pjesmarrjen e përfaqësuesve të OJQ-ve në trupat punues
14.Propozim Vednimin mbi dhënien e pëlqimit në kontratën mbi financimin dhe menaxhimin e klubit të futbollit të Deçiqit
15.Propozim Vendimin mbi masat për zbutjen e pasojave financiare të krijuara në Komunn e Tuzit për shkak të pandemisë së COVID-19
16.Raporti i punës së kryetarit të komunës së Tuzit në realizimin e funksioneve të vetëqeverisjes lokale pë vitin 2019 së bashku me propozimin e Konkludimit mbi miratimin e të njëjtit dhe
17.Propozimi i Programit të punës së Kuvendit të komunës së Tuzi për vitin 2020

error: Të drejtat e rezervuara !!