Shqipëria mbajti zgjedhje të qeta, dalja 21.6%

0

Në Shqipëri ka përfunduar i qetë procesi i votimit në zgjedhjet lokale. Në 61 bashki qytetarët kanë votuar për kryetarët e bashkive të tyre, megjithëse këto zgjedhje u mbajtën pa partitë kryesore opozitare në vend.

Në 31 nga 61 bashkitë, Partia Socialiste ka qenë pa asnjë kundër-kandidat, ndërsa në 30 të tjerat kanë garuar kandidatë të pavarur apo kandidatë të partive të vogla.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votime në të gjithë Shqipërinë ishte 21.6%.

Zgjedhjet u zhvilluan sipas dekretit të parë të presidentit të vendit, Ilir Meta, i cili u anulua më 10 qershor. Dekreti i ri që përcakton 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore nuk është mbështetur dhe njohur nga kryeministri Edi Rama por as nga BE dhe SHBA-të.

Rama: Fitoi e Ardhmja, Shteti, Qytetaria. Faleminderit SHBA, BE

Rama për zgjedhjet vendore: Fitoi e ardhmja dhe shpresa

“Sot fitoi e Ardhmja, Shteti, Qytetaria”. Kështu deklaroi nga selia e PS-së, Edi Rama në mbyllje të votimeve të 30 qershorit.

Më tej Rama tha se dita e sotme ishte historike sepse zgjedhjet u mbajtën të qeta, pas 6 muajsh tension, dhunë e kërcënime të fosileve të historisë. Rama falenderoi për mbështetjen SHBA-të, shtetet e BE-së.

“Nga sot Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh, bojkot zgjedhjesh kundër të drejtës së popullit për të zgjedhur”, tha më tej Rama.

Basha: 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste

error: Të drejtat e rezervuara !!