Qeveria jep pëlqimin që 1 shtatori të jetë Dita e Komunës së Tuzit

0

Qeveria e Malit të Zi ka dhën pëlqimin që 1 shtatori të jetë Dita e Komunës së Tuzit.

Komuna e Tuzit vendosi që 1 shtatorin ta shënojë si festë, si ditë përkujtimi kur Komuna e Tuzit u bë komunë e pavarur, duke konsideruar atë si një datë jashtëzakonisht domethënëse për të gjithë qytetarët e Tuzit, të cilët, pas heqjes së Komunës së Tuzit nga viti 1954, përsëri u bënë komunë e pavarur.

Me 17 Qershor, këshilltarët e shumicës parlamentare ASH-UDSH-LDSH, PB dhe Demokratët miratuan statutin e Komunës dhe që 1 shtatori të festohet si dita e Komunës së Tuzi. Këshilltarët e DPS ishin të përmbajtur ndësa këshilltari SD votoi kundër.

Për qëllim të përshtatshmërisë historike, kulturore dhe të tjera, në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Ministria e Administratës Publike i ka dorëzuar dispozitën e statutit që përcakton festën e Komunës së Tuzit, Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Ministrisë së Kulturës që në kuadër të kompetencave të tyre të japin mëndimin.

Ministritë e lartpërmendura dhanë mendimin se ata nuk kanë kundërshtime dhe sugjerime për dispozitën e nenit 7 të statutit që përcakton festën e komunës dhe se ata pajtohen me të.

Si përfundim, Qeveria e Malit të Zi aprovon (jep pëlqimin) dispozitën e nenit 7 të Statutit të Komunës së Tuzit, me të cilën përcaktohet festa e Komunës së Tuzit./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!