Berishaj: Komuna e Tuzit fillon te pragu i deres se shtepise tone!

0

Nga Prof. Dr. Martin Berishaj

Malësorë dhe malësore,
Pervjetori i themelimit te komunes se Tuzit eshte ngjarje, prandaj ate duhet shenuar ashtu siç na ka hije.
Ne fakt, ne duhet ta akceptojme komunen e Tuzit si proces, i cili ndodhe nga konstituimi i saj dhe vazhdon cdo dite. Per ta percjell kete proces, ne duhet te kemi se pari vullnet per te vendosur cdo dite nga nje “gur ne ate ngrehine” qe eshte e jona, per te cilen mbi 50 vite na eshte mohuar e drejta per te qene zot shpie ne shtepine e vet; krahas kesaj, ne na takon qe gjate ketij rrugetimi te mos hezitojme per te treguar me gisht edhe ne ceshtje qe ne mendojme se do te duhej te ishte ndryshe. Te tregojsh me gisht, nuk do te thote te behesh armik i saj dhe i procesit, por pjesemarres aktiv ne ndertimin sa me cilesore te komunes.
Se dyti, Komuna sot ballafaqohet me sfida per te cilat ne nuk e kishim as mundesine e as fuqine politike per tu bere ball atyre. Por, ndaj ketyre sfidave qe ka komuna sot, duhet te gjithe se bashku, ne si qytetare, ta mbajme barren e aresyes dhe tu ndihmojme perfaqesuesve tone politik, ne disa rrafshe, per ta kapercyer ate per te miren e Malesise;
– tu ndihmohet atyre, me sjelljet dhe veprimet tona, te forcojne cdo dite e me shume bashkimin e tyre politik, qe te veprojne si nje trup per interesa te qytetareve te Malesise,
– Ti ndihmojme komunes me kryerjen e obligimeve te saj duke marre mbi vete obligimet tona, nga ato me esencialet, duke paguar taksat qe komuna do te vendos mbi pronen me qellim te zhvillimit te saj e qe ate zhvillim duhet akceptuar si emancipim tone kombetare, kulturore dhe qytetare,
– Te pastrojme ate duke treguar shkallen tone civilizuese SE KOMUNA FILLON TE PRAGU I DERES SE SHTEPISE TONE!
– te mos ngurrojme ne si qytetare qe te bejme verejtje aty ku mendojme se nuk permbushen premtimet e bera per te miren e Malesise.
– Te kerkojme nga organet komunale qe ne cdo cep te shtrojne autoritetin e saj kushtetues qe te funksionoje dygjuhesia ( inspektoratet duhet te kontrollojne ne baze ditore realizimin e saj): qofte ne institucionet publike dhe ato private, te insistohet qe ne shitore, kiosqe, treg e kudo ne Malesi, perpos komunikimit aktiv me pale te jene gjuha shqipe edhe e shkruar edhe ne tabela, e qe sot, per fat te keq nuk eshte e relaizuar ende. E kuptojme qe per nje kohe te shkurter nuk mund te kryhen mungesat 50 apo 100 vjecare, por ato duhet sa me pare te evitohen, se keshtu sillet besimi se komuna jemi te gjithe ne.
Ne kete dite te festes deshiroj qe ta uroj se pari votuesin malesore qe i beri te mundshem te festojme shqip ne Malesi dhe ne Tuz si qender te saj. Kurse kryetarit Nik Gjeloshaj i rikujtojme se ne kete rrugetim e ke Malesine mbrapa.
Urime dita e Komunes se Tuzit

error: Të drejtat e rezervuara !!