Beçiq-Çollaku: Avancim i marrëdhënieve Mali i Zi – Shqipëri

0

Kryetari Demokratëve të Malit të Zi Aleksa Beciq, bisedoi sot me zyrtarin dhe anëtarin e Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, me të cilin theksoi nevojën e angazhimit për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Beçiq dhe Çollaku i cili gjithashtu drejton departamentin e politikës së jashtme në PD, diskutuan nbi procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mundësitë e bashkëpunimit midis formacioneve politike evropiane dhe emancipuese që veprojnë në vendet e rajonit.

“Në një bisedë miqësore dhe të hapur, ata shkëmbyen mendime mbi gjendjen e demokracisë në Mal të Zi dhe Shqipëri dhe shprehën angazhimin e tyre të plotë mbi parimet e sundimit të ligjit, pluralizmit politik dhe një ekonomie funksionale”, thuhet në kumtesen e Demokratëve. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!