Lorik Cana qëndroi në Ulqin

0

NË ULQIN QËNDROI ISH-KAPITENI I KOMBËTARES SHQIPTARE LORIK CANA

Ai u prit nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Duke i dëshiruar mirëseardhje, kryetari Nrekiq foli për Ulqinin , projektet zhvillimore e theks të veçantë i kushtoi talenteve sportive futbollit dhe sporteve të tjera.Nga ana tjetër Lorik Cana i cili tash sa vite është larguar nga futbolli por që  gjithmonë qëndron pranë talenteve foli për ,,Fondacionin Lorik Cana 5,, i cili  promovon  sportin  për femijët.

Fotografia e Lorik Cana 5 Foundation

Ai tha se Fondacioni  ështe shtrirë në vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët dhe këtë vit mund te thuhet se  janë rreth 1000 fëmijë të cilët janë  pjesë e  programit të fondacionit. Lorik Cana u shpreh se dëshiron që edhe në Ulqin të ndërtojë një mini -fushë  sportive në një nga hapsirat publike ku do të shoqëroheshin fëmijët  në aktivitete sportive me edukatorë.

Fotografia e Lorik Cana 5 Foundation

Cana, paraprakisht  pati dhe një takim me udhëheqësit e klubit futbollistik Otrant Olipik  ku i premtoi përkrahje dhe vënijen e  urave të bashkëpunimit  me UEFA -n Kryetari i Ulqinit Nrekiq  falenderoi Canën dhe sipas tij  vendi më i përshtatshëm për ndërtimin e mini -fushës sportive do të ishte në kuadër të kopshtit të fëmijëve që pritet të ndërtohet në qytetin tonë.

Komuna e Ulqinit

error: Të drejtat e rezervuara !!