Ulqin: Miratohet shitja e Pyllit të Pishave – Nuk përkrahet nga krejt koalicioni në pushtet

0

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Ulqinit, e cila u mbajt në orët e vona të ditës së djeshme, këshilltarët diskutuan për rebalancin e buxhetit për vitin aktual dhe propozim vendimin për shitjen e një pjese të Pyllit të Pishave.

Hyrja në ndërtesën e Komunës fillimisht ishte e ndaluar për qytetarët të cilët kishin ardhur të ndiqnin mbledhjen, por më vonë edhe ata u lejuan të marrin pjesë. Pas miratimit të shpejtë të rebelancit, diskutimi u ndal te pika për shitjen e Pyllit të Pishave, ku edhe aty u vërejt se në mes koalicionit qeverisës nuk ekziston koordinimi i duhur.

Nga Forca e Re Demokratike u kërkua që të shqyrtohet mundësia që kjo pjesë të shpallet zonë e mbrojtur, por këshilltartë e PDS ishin kundër kësaj pasi kjo do të ishte e pamundur në situatën aktuale.

Pas debateve që zgjaten mbi 3 orë në fund këshilltarët me shumicë votash e miratuan vendimin për shitjen e kësaj pjese atraktive, por jo të gjithë në koalicionin qeverisës e përkrahën këtë vendim. /TvTeuta/

error: Të drejtat e rezervuara !!