NATO të mërkurëm vendos për Malin e zi

0

NATO akoma nuk ka sjell vendimin  për dërgimin e ftesës Malit të Zi për anëtarësim , kurse ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare për këtë do të vendosin pasnesër ,ka kumtuar sekretari i përgjithshëm i Aleancës ,Jens Stolltenberg ,duke shtuar se nuk mund të prejudikojë vendimin e ministrave.

Ai në konferencën për gazetarët në Brukesl ka theksuar se Mali i Zi ka kaluar rrugë të gjatë drejtë asocimit në familjen euro atlantike . Megjithatë ka mbetur pjesa tjetër e punës që do të thotë ftesa  Malit të Zi që ta fillojë procesin e asocimit dhe ky do të ishte vendim historik, mirëpo duhet  bërë akoma më shumë. Ai ka theksuar se në këtë moment nuk mund të prejudikojë se cili do të jetë vendimi i ministrave,- shkruan rtcg.

Autoritetet malazeze kanë thënë se presin përgjigje pozitive nga NATO-ja.

error: Të drejtat e rezervuara !!