Gjukanoviq zgjidhet kryetar i PDS-së

0

Delegatët e Kongresit të tetë të Partisë Demokratike Socialiste për kryetar partie zgjodhën kryetarin e deritanishëm, Millo Gjukanoviq dhe për zëvendës-kryetar, Dushko Markoviq.

Në mbledhje u zgjodhën edhe Këshilli Kryesor prej 146 anëtarësh, Komisioni Statutor dhe Këshilli Mbikëqyrës.

Nga KK PDS- Tuz në këshillin kryesor të PDS-së do të jenë Mirza Pepiq, kryetari i KK-PDS,Nikollë Gegaj, nënkryeyari i KK-PDS si dhe Elvir Kajosheviq, këshilltar në Kuvendin e Komunës së Tuzit. Gjithashtu,antar në Këshillin kryesor sipas funkcionit të deputetit është edhe Halil Dukoviq.

error: Të drejtat e rezervuara !!