Gjeloshaj: Sfida jonë – punsimi dhe integrimi i shqiptarëve

0

Kryetari i Alernativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj në një bisetë për gazetën DAN, vitin 2018 e vlersoi si të suksesshëm, sepse u realizua angazhimi i tyre për komunën e plotë të Tuzit, gjegjsisht realizimi i aspiratës për vetëqeverisje të plotë lokale për qytetarët e Malësisë.

Alternativa shqiptare u premtoi qytetarëve se në 2018 ëndrra e tyre për Komunë të plotë do të realizohet, dhe kjo edhe ndodhi.

Gjeloshaj porosit, se në vitin 2019 pret funksionim të plotë të komunës së Tuzit, e cila, më në fund, me ardhjen e Alternativës Shqiptare në pushtet do të jetë në funksion të interesave të qytetarëve.

Presim realizimin e projekteve tona, të cilat ne si pushtet, do ti konceptojnë së bashku me qytetarët tanë gjatë periudhës përgatitore për zgjedhjet lokale në fillim të marsit. Projektet e zhvillimit që ne ofrojmë janë për të mirën e qytetarëve tonë, ku ASH ka punuar vazhdimisht gjatë gjithë këtyre viteve.

Gjithashtu, duhet të rikujtojmë se ASH është bërë partia nacionale shqiptare më e forta dhe sipas sondazheve të fundit është konfirmuar si partia të cilës votuesit shqiptarë i besojnë më shumë. Ne si subjekt i tillë arritëm të bashkojmë forcat me tri subjekte nacioanle shqiptare të shqiptarëve në Mal të Zi. Sigurisht, ne vazhdojmë me të njëjtin ritëm duke punuar me të gjithë ata që dëshirojnë të realizojnë zgjedhjet e programit.

Para së gjithash, sfida jonë primare do të jetë në punësimin dhe integrimin e merituar të shqiptarëve në të nivelet në Mal të Zi tha Gjeloshaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!