Rama: Pas Kosovës, do heqim kufirin edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesazhin që dha për fundin e vitit, tha se hapja e kufirit që do të bëhet me Kosovën, synohet që të bëhet edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.

“Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Schengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE”, tha Rama.

Para kësaj, shefi i qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj, deklaroi se “që tani e tutje, kufiri i Kosovës me Shqipërinë nuk ekziston. Ne do të kemi vetëm një stacion të përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe në muajin mars ku do të hyjmë në fazën e dytë të eliminimit të plotë të kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, bazuar në parimet e Shengenit“.

error: Të drejtat e rezervuara !!