Ulqini në krizë të thellë politike

0

Shkruan Gjekë Gjonaj

Zhvillimet  në skenën politike  të Ulqinit  gjithnjë   po përkeqësohen dhe po ashpërsohen përtej mase. Ato kulmuan me shkarkimet e paradokohsme   të tre sekretarëve  të sekretariateve kryesore të komunës  nga ana e kryetarit dhe  shkarkimi i kryetarit të Bashkësisë lokale “ Katërkollë”. Këto dhe mosmbajtja e  dy seancave të fundit të  Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të kërkuara nga kryetari i komunës,   dëshmojnë se Ulqini vërtet është në krizë të thellë   politike, e cila  praktikisht ka filluar   nga mesi i nëntorit të vitit të  kaluar, kur këshilltarët  e Forcës së Re Demokratike – Forca   filuan nismën për votëbesimin për  kreun e komunës në parlamentin vendor. Prej atëherë ushtrimi normal i pushtetit në mes të Koalicionit “ Së bashku për të ardhmen e Ulqinit” ( PP, LD në MZ e Perspektiva) dhe Forcës së Re Demokratike – Forca   është lëkundur seriozisht, saqë është vënë në pikëpyetje. Kjo betejë politke në mes të  këtij koalicioni tashmë të shpërbërë  e jofunksional kishte për synim shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, duke u bërë kështu posti i tij “mollë” sherri  në mes  të dy  krahëve të përmendur politik.

Kësaj betejë politike  në mes Forcës dhe Partisë Demokratike   i është dhënë mjaft jehonë  në mediat  vendore e   shtetërore  në gjuhën shqipe  e malazeze, sikurse edhe   në portale të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit. Të gjitha këto media  raportojnë se  në Ulqin po thellohet kriza politike, e cila ka nxjerrë në pah shumë dobësi  të faktorit politik shqiptar në këtë qytet. E gjithë kjo me të drejtë lë një përshtypje se Ulqini ndodhet në një fazë të vështirë të fushëveprimit politik. Prandaj shtrohet pyetja : Pse lidershipët shqiptar në pushtet  nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët  për zgjidhjen e kësaj krize  të cilën  e shkaktuan vet ata ?

Fushëveprimi i deritashëm i  subjekteve nacionale shqiptare  fletë për  mosmarrëveshje,  për përçarje e ndarje të thella, për   vetëshkatërrim, për mosbesim, për  mosbashkëpunim të siqertë, për kokëfortësi dhe paaftësi për të komunikuar e debatuar shëndosh, për mospasje të një strategjie të përbashkët zhvillimore, për amozitet, për   kundërshti,   për papërgjegjësi e të tjera veti të përbashkëta që   për fat të keq i  ndajnë shqitarët.

Realiteti i ri politik në Ulqin, i shkatuar  nga përçarja e shqiptarëve brenda koalicionit udhëheqës, kërkon domosdoshmërisht rikompozim të ri të pushtetit ose zgjedhje të jashtëzakonshme  vendore. Ndryshimi i pushtetit, në  secilin variant,  e çon Ulqinin në duart e Partisë Demokratike të Socialistëve, parti e cila mori më së shumti vota në zgjedhjet e fundit  të jashtëzakonshme lokale në këtë komunë.

Nga PDS-ja është pritur t’i japë fund  kësaj agonie politike. Mirëpo ajo, as pas tre muajsh ofertash nga Forca dhe Partia Demokratike,  nuk ka shprehur përfundimisht vullnetin dhe gatishmërinë për marrjen e  pushtetit në Ulqin. Përfaqësuesit lokal të kësaj parti   presin përgjigje nga qendra, por  nuk dihet se kur  do të vijë dhe çfarë do të jetë ajo. Dihet pothuaj me siguri se në rrethanat aktuale   dy liderët e tashmë ish-partnerëve të koalcionit qeverisës Forcës dhe   Partisë Demokratike   nuk pranojnë të jenë së bashku pjesë e pushtetit. Partia e vetme opozitare shqiptare  Unioni Demokratik i Shqiptarëve është  deklaruar  e gatshme  të rikthehet në pushtet, ndërkohë që partitë e tjera  politike në Ulqin janë të mendimit se mënyra më e mirë për daljen nga ky qorrsokak politik do të ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore.

Nga ana tjetër qytetarët  presin me padurim që të gjithë   akterët politikë  të ulen  së bashku në tryezën e bisedimeve  dhe përmes  një dialogu konstruktiv   të ofrojnë    një  zgjidhje e cila do të zhbllokojë punën e organeve dhe institucioneve vendore.  Në të kundërtën  klasa politike do të tregojë mungesë respekti kundrejt votuesve të vet.

error: Të drejtat e rezervuara !!