Gjeloshaj: Nëse nuk dakordohemi deri me 10 mars, procesi do të shkojë në arbitrim

0

Nëse respektohet Ligji mbi Organizimin Territorial të Malit të Zi atëher jemi afër marrëveshjes për ndarjen kufitare mes komunës së Tuzi me kryeqytetin , i cili përcakton qartë kompetencat administrative të komunës Tuzi në kuptimin territorial, tha Nik Gjeloshaj, Kryetar i komunës së Tuzit.

Nëse nuk biem dakord deri më 10 Mars, ndarja do të shkojë në arbitrazhë, th ai.

Reagimi i kryetarit të Komunës së Tuzit erdhi pasi që kryetari i Podgoricës Ivan Vukoviq tha se procesi është ndalur përkohësisht, por që me vullnet të mirë dhe përgjegjshmëri politike mund të arrihet deri te zgjidhja përfundimtare.

Duke shikuar deklarat e drejtuesve të Podgoricës dhe Tuzit, janë afër marrëveshjes, por këndet e shikimit janë të ndryshme, shkrun Dan. Gjeloshaj thotë se konfirmimin për këtë e kanë edhe nga Administrata e Pasurive të Patundshme, institucionet kompetente të të dhënave kadastrale, të cilët i kanë dërguar komisionit me shkresë zyrtare se cili është territori i komunës së Tuzit.

Gjeloshaj thekson se kryeqyteti konteston kufijtë e pëcaktuar nga i vetmi institucion shtetëror kompetent nga kjo fushë. Për ndarjen e pasurisë edhe këtu jemi të qartë, e gjithë pasuria në territorin tonë është e jona, pjesa tjetër në territorin e Podgoricës të jetë pronë e Kryeqytetit, shprehet ai.

Asnjërin nga këto modele nuk pranohet nga kryeqyteti. Pra, këtu nuk ka asnjë problem sa i përket komunës së Tuzit, por përgjegjësia e atyre që drejtojnë kryeqytetin për të përfunduar këtë proces dhe për të ditur përfundimisht se çka dhe çfarë modeli duan.

Përfundimisht, promblemi nuk është tek ne. Ne donim marrëveshje, por për këtë është e nevojshme vullneti nga të dy palët. E gjithë ajo që ka qenë e Kryeqytetit deri në formimin e Komunës së Tuzit, tani është pronë e Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit deri në ndarjen përfundimtare të pasurisë së përbashkët.

Nëse nuk duan marrëveshje dhe zgjidhje të shpejtë, kryeqyteti do të duhet të paguajë për përdorimin e pronës së përbashkët dhe menjëherë t’i japë komunës tonë disa gjëra themelore që na duhen për funksionim – tha Gjeloshaj.

Gjeloshaj thekson se me 10 Mars është caktuar takimi i këshillit për ndarjen kufitare mes Kryeqytetit dhe komunës së Tuzit dhe nëse do vazhdohet me pavendosmëri nga ana e Kryeqytetit, ne do të kërkojmë në mbledhje që procesi të shkojë në arbitrim٫ tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!