Meta paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit më 15 mars – Rama: Mund t’i shpallësh luftë edhe SHBA-ve, por…

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka firmosur gjatë manifestimit që po mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, dekretin kundër për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ka paralajmëruar edhe firmosjen e dekretit për shpërndarjen e Parlamentit.

Gjatë tubimit të thirrur nga ai, siç ka thënë, për mbrojtje të kushtetutës, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe faktorit ndërkombëtar.

Kryeministri Rama nga selia e PS-së ka dalë në një deklaratë për mediat duke u shprehur se presidenti nuk mund ta shpërndajë parlamentin dhe se ai mund ti shpallte luftë edhe SHBA-ve, por parlamenti nuk ja njeh:

Rama:

Presidenti nuk mund ta shpërndajë parlamentin, nuk mund të firmosë dekrete të tilla. Mund të firmosi edhe dekret për ti shpallur luftë SHBA-ve, por parlamenti nuk mund ta njoh. Lajmi i mirë është Shqipëria reali ka marrë një tjetër mbështetje të jashtë zakonshme në Bruksel.

error: Të drejtat e rezervuara !!