Gjeloshaj: Së shpejti në stadiumin e qytetit ndërtohet ndriçimi me vlerë 600.000,00€

0

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka njoftuar se sëshpejti në stadiumin e Deçiqit do të ndërtohet ndriçimi dhe tashmë është përzgjedhur kompania ndërtuese dhe vlera e këti projetki është 600.000,00€ .

Punimet do të zgjasin 45 ditë, ka njoftuar Gjeloshaj.

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ndaj me Ju lajmin që është përzgjedhur kompania, e cila do të ndërtojë ndriçimin e stadiumit të qytetit. Vlera e projektit është 600.000,00€ dhe do të zgjasë 45 ditë ndertimi.
Andaj shumë shpejt në stadiumin tonë do të kemi mundësi të shikojmë ndeshjet gjatë mbrëmjes me standardet e kërkuara!

Me këtë rast dua të falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan, e në veçanti Federatën e Futbollit të MZ, në krye me Dejan Saviqeviq, i cili mbështeti fuqishëm këtë projekt.
Duhet rikujtuar që komuna e Tuzit i ka përfunduar të gjitha planifikimet administrative në afat të paraparë. Edhe ky projekt, si dhe shumë që pasojë, në çdo fushë dhe në çdo zonë të Malësisë, dëshmojnë serijozitetin e pushtetit që angazhohet dhe ka kapacitet, bashkë me partner për të zhvilluar Malësinë

Malësia po ndryshon!

Sinqerisht,
NGJ

error: Të drejtat e rezervuara !!