Nesër rikthehet futbolli në Malësi

0

Pas një pushimi gati tre-mujor nesër në Malësi rikthehet futbolli me ndeshjet e raundit të 23-të të Ligës së dytë të Malit të Zi.

Derbi i javës së 23-të luhet në stadimin e qytetit në Tuz, mes dy skuadrave që luftojnë për vendi e parë – Deçiq dhe Bokel.

Siç është njoftua nga Federat e Futbollit e Malit të Zi në periudhën e ardhshme ndeshjet do të luhen me prani të një numri të kufizuar të spektatorëve.

Në zbatim të vendimeve të Trupi Koordinues Nacional nga 1 qershori, lejohet të mblidhen deri në 200 persona në zona publike të hapura dhe të mbyllura, me praninë e deri 200 spektatorëve në ngjarjet sportive, me respektim të detyrueshëm të distancën fizike prej 2 metrash dhe rekomandime të tjera.

Gjatë qëndrimit në stadium, midis spektatorëve duhet të jenë të paktën dy karrige bosh në të njëjtën rresht, gjegjësisht një rresht bosh nëse spektatorët janë të ulur në rreshta të ndryshëm, është njoftuar nga FFMZ. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!