Meta: Me 13 Tetor zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe presidenciale

0

Në konferencën për media Ilir Meta ka shpëthyer në akuza të forta ndaj Ramës dhe Rilindjes duke theksuar se janë kthyer në një shtet të nëndheshëm, i cili synon kapjen e plotë të shtetit shqiptar për agjenda të jashtme.

Ai tha se është gati të shkojë më 13 Tetor me gjithë shqiptarët në zgjedhje Parlamentare të parakohshme por edhe për President të ri.

Në konferencë, Meta u shpreh: “Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat këtë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit.”

“Nuk më intereson se kush fiton, Basha apo Rama, por nuk dua që të humbasë më Shqipëria për lojëra politikanësh dhe ambasadash”, tha ai.

Ai e ka shpallur veten Avni Rustemi e Mic Sokoli, që do shpëtojë Shqipërinë nga milarderi George Soros.

“Unë sot jam një Avni Rustemi, Mic Sokoli apo Vojo Kushi, që do mbroj Shqipërinë përballë interesave të Sorosit.

Unë s’jam Gruevski.

Kam gjak shqiptari dhe do e mbroj vendin tim.

Është komplot, që bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të BE, e as të NATO që siç tha sekretari i përgjithshëm ka në zemër demokracinë

Por bazohet në parimet që synon kapjen totale të shtetit.

Fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhenda të nëndheshme që janë komplot kundër shqiptarëve që duan demokraci evropaine dhe perëndimore.

Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim Doktorit që të jenë të kujdesshëm që të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP. 

error: Të drejtat e rezervuara !!