“Debati i munguar”, libri më i ri i studiuesit dhe publicistit Nail Drag

0

Studiuesi dhe publicisti Nail Draga ka ardhur para lexuesit ditëve të fundit me botimin më të ri “Debati i munguar”, një përzgjedhje e artikujve, analizave, komenteve dhe recensioneve, të cilat autori i ka publikuar prej vitit 2002 e më pas në mediat e shkruara në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Në to ai paraqet shqetësimin e vazhdueshëm lidhur me statusin dhe pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi.

Në parathënien e librit, autori shprehet se “botimi i disa artikujve në këtë libër ka edhe mesazhin e kujtesës, sepse çështjet e pazgjidhura kërkojnë zgjidhje si kudo në botën demokratike, që janë në favor të barazisë nacionale e qytetare të këtij mjedisi. Pikërisht, në favor të avancimit të mendimit dhe të veprimit politik është edhe ky libër që duhet të jetë nxitje për veprime konkrete në këtë drejtim”.

Redaktor i librit është Ali Salaj, recensentë Qani Osmani dhe Robert Camaj, lektor Sabri Halili, redaktor teknik Gazmend Çitaku, ndërsa ballina është punuar nga Labeat Draga.

Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Botimin e tij e ka mundësuar Ministria e Kulturës, në konkursin për vitin 2019.

Dr. Nail Draga ka botuar deri tani librat: “Shqiptarët në Mal të Zi”, “Albanci u Crnoj Gori”, “Gjurmë gjeografike”, “Komente dhe opinione”, “Shpalime gjeografike”, “Meditime për identitetin”, “Në një cep të Ilirisë” (bashkautor), “Kultura dhe shoqëria civile”, “Intelektuali dhe paragjykimet”, “Etnia dhe hapësira” dhe “Debati i munguar”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 150 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.

Ulqin, më 02. 07. 2020 SHAI “Art Club”

Image preview
error: Të drejtat e rezervuara !!