Kadri Veseli dhuron libra për Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj

0

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Plavë dhe Guci, ka dorëzuar një koleksion librash për Shtëpinë e Kulturës së sapondërtuar në Vuthaj.

Veseli përmes facebook ka deklaruar se kjo është vetëm një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën, njofton Klan Kosova.

”Gjatë vizitës në Plavë e Guci, dorëzova një koleksion librash për Shtëpinë e Kulturës së sapondërtuar nē Vuthaj si donacion nga Kuvendi i Kosovës. Kjo është një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën tonë. Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë”.

error: Të drejtat e rezervuara !!