Ambasadori i Shqipërisë, uron viti e ri shkollor nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave shqipe në MZ

0

Me një fotografi nga Shkolla Fillore në Dacaj, sot në ditën e parë të këtij viti të ri shkollor, gjej rastin të uroj të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave shqip ne Malin e Zi!

Urime të përzemërta shkojnë në Tuz, Ulqin, Tivar, Plavë, Guci, Rrozhajë e kudo ku gjenden shkollat shqip në Malin e Zi.

Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para, për ata që po fillojnë një etapë të re të jetës së tyre dhe kur po fillojnë të përgatiten për të nesërmen.

Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t’u hapë dyer të reja.

Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre.

Urime mësuesve, punëtorëve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit.

Më shumë arsim!
Më shumë edukim!
Më shumë art e sport!

SUKSESE!

Ridi Kurtezi
Ambasador i Shqipërisë

error: Të drejtat e rezervuara !!