Elita 5: Faleminderit Malësi për atmosferën e jashtëzakonshme, faleminderit Nik Gjeloshaj për ftesën

0

Për nder të 1. shtatorit ditës së Komunës së Tuzit grupi ELITA 5 mbajti koncert madhështor në qendër të Tuzit.

Para një numri të madh adhuruesish, grupi i mirënjohur nga Tetova dhuroj performancë fantastike të hiteve të tyre më të njohura ndër vite.

Për portalin Malësia.ME, antarët e grupit Elita 5 u shprehën të befasuar pozitivisht nga numri i fansave të pranishën në koncert dhe atmosfera e krijuar pasi që për herë të parë përformuan në Malësi. Ata falenderuan qytetarët e Malësisë për pritjen e ngrohtë dhe atmosferen e jashtëzakonshme të krijuar.

Elita 5 falenderoi edhe Kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj për ftesën që të mbajnë koncertë në Malësi. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!