Kajoshaj: Ajo që po ndodh sot do të jetë pjesë e historisë bashkëkohore e shqiptarëve në Mal të Zi

0

Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj në manifestimin me rastin e 1. shtatorit Ditës së Komunës.

Që diçka të bëhet pjesë e historisë ajo duhet të ndodhë e ajo që po ndodh sot patjeter do të jetë pjesë e historisë bashkëkohore e shqiptarëve në Mal të Zi.

Në ditën e sotme para një viti ligji njohu Komunën e Tuzit të pavarur. Sot këtë po e festojmë. Jo thjeshtë si fitore për pavarësi por si arritje të së drejtës së identitetit të barabartë me të gjitha komunat e tjera.

Sot po festojme njevjetorin e Komunës. Jemi të vetëdishëm me obligimet dhe sfidat që kemi para vetës por me vullnet dhe përkushtim të plotë do ballafaqohemi me to në shërbim të denjë të komunitetit tonë i cili edhe na ka zgjedhur në këtë detyrë.

error: Të drejtat e rezervuara !!