Për shkak të përdorimit të telefonit, për 24 orë u gjobitën 428 shoferë

0

Policia e trafikut, për vetëm 24 orë regjistroi dhe sanksionoi 428 shoferë të cilët përdorën telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, dhe mes tyre ishin edhe motoçiklistë, thanë sot nga drejtoria e policisë.

Duke i analizuar dënimet dhe veçanërisht shkaqet e aksidenteve në trafik, policia e trafikut zbuloi se një numër i konsiderueshëm aksidentesh janë shkaktuar nga drejtuesit që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Policia edhe në periudhen e ardhshme do të vazhdojë me rritjen e pranisë dhe kontrollit të pjesëmarrësve në trafik, në mënyrë që të zvogëlohet numri i aksidenteve në trafik me pasojat më të rënda, dhe vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kontrollit të shoferëve që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, njoftuan nga drejtoria e policisë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!