Balidemaj: Antarësimi i Malit të Zi në NATO, i mirë me shumë të këqija

0

  Shkruan: Edon Balidemaj nga Plava

Asnjëherë, në asnjë moment, pushteti malazez nuk mbrojti e as nuk punoj për vlerat kolektive të shqiptarëve, përveç të disave individualisht në disa raste kur u duhej mbështetja shqiptare, atëherë ata u shpërblyen me poste të ndryshme, të cilit ishin të zgjedhurit tanë, ose të afërm të të zgjedhurve.

Nepotizmi, klientalizmi, korrupsioni i hapur, e shumë të tjera negative që i kanë prekë shqiptarët, prej të cilave edhe sot janë me pasoja fatale, dhe krejt këto kanë ndodh me ndihmën e “shqiptarëve”.
Edhe pavarësia e Malit të Zi, erdh nëpër duart shqiptarëve, e cila pa vota tona nuk do të thirrej i pavarur.

Dhe, hyrja në Aleancën VeriAtlantike, nuk është e keqe, aspak, është tepër pozitive për Malin e Zi që don rrugën kah Perëndimi, e sidomos për shqiptarët si popull mik i amerikanëve, fuqi brënda kësaj organizate politiko-ushtarake.
Kundër që Mali i Zi të bëj “dorëzimin” e fuqisë ushtarake NATO-s janë diku 30% e popullatës brënda Malit të Zi, ata janë me frymë ruse, që do të thot që kërkojnë një rrugë drejtë Rusisë, dhe jo NATO-s si organizatë e formuar për ta zvogëluar ndikimin rus, posaçerisht në Evropë, por dhe më gjerë.

Askush, asnjëherë nuk ka thën që “shqiptarët janë mirë”, “kanë të drejta të barabarta”, “u rrespektohen liritë dhe të drejtat themelore”, etj. Jo, përkundër, çdoherë është thën që shqiptarët shtypën, diskriminohen, nuk kanë të drejta të barabarta, nuk përfshihen në vendimmarrje aq sa duhet, shihen si dorë e dytë dhe jo si autokton. Mali i Zi, është i ndërtuar mbi tokat e shqiptarëve, dhe gjithnjë shqiptarët (edhe jashtë MZ) kanë qenë viktima të vendimeve të cilat i janë bër në favor të Malit të Zi.
Kushtëzimi për të na i plotësuar kushtet tona, nuk duhet të bëhet kur kemi të bëjmë me miqt e shqiptarëve, Perendimin.

Kushtëzimi, është dashur të bëhet për pavarësim, me ndërmjetësim të të huajve dhe jo disa individëve që e kanë përdor personalisht këto kushte, që janë “përmbushur” duke i plotësuar kërkesat e disa përsonave me etni shqiptare, dhe jo gjithë etnisë shqiptare.

Megjithatë, shqiptarët kanë edhe vendet në Parlamentin e Malit të Zi, “kanë” legjitimitet dhe kanë mundesinë të kërkojnë edhe më shumë, edhe jashtë institucionëve malazeze, pra tek Ambasadat e huaja, Përfaqësuesi i BE-së, OJQ-të me renome botërore (p.sh.: për të Drejtat e Njeriut), etj. gjitha dhe asnjëherë nuk janë “lodhur”.

Hyrja e Malit të Zi në NATO, është e mirë, shumë më e mirë sesa mos-hyrja, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përpos rrugës drejt Rusisë, e cila do të na i jepte do “të drejta” shtesë. E keqja është, hyrja ne NATO me kët strukturë politike shqiptare, që nuk shohin jashtë oborrit të tyre (shumica).

Neni 4 dhe 5 i NATO-s, na garantojnë një të ardhme të sigurtë, shumë herë më të sigurtë sesa mos-hyrja. Siguria Kolektive dhe Mbrojtja Kolektive, janë dy nenet kyçe , sidomos për vendet me fuqi ushtarake të dobët, e edhe më shumë kur je pjesë e Ballkanit, dhe ke fqinjë të njohur për shumë çeshtje të këqija.

Shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë me ShBA-të!
NATO ka 28 vende antare, me Malin e Zi së shpejti 29.

error: Të drejtat e rezervuara !!