Çfarë po bëhët me platformën e diasporës? Berishaj: Bisedimet vazhdojnë

0

Nga dita që ne kemi publikuar platformën politike të diasporës kanë qarkulluar nëpër media të ndryshme lajme rreth kësaj çështje, por ende deri me tani nuk kemi një prononcim të të gjitha palëve rreth platformës politike, nuk kemi informacion zyrtarë për arsyet se pse nuk kanë qenë dakord për nënshkrimin e saj dhe cilat kanë qenë arsyet e refuzimit.

Përveç deputetit Nik Gjeloshaj që shkurtimisht ka folur për këtë çështje dhe ka konfirmuar se Alternativa Shqiptare ka qenë e gatshme të nënshkruaj platformën, asnjë nga palet nuk është shprehur për këtë çështje, madje edhe përkundrejtë paralajmërimit të Nik Gjeloshaj se Alternativa Shqiptare do të dal me deklaratë shumë shpejt, nuk dimë cili është shkaku i vonesës. Edhe Iniciativa Qytetare e cila sipas informacioneve tona ka qenë gjithashtu e gatshme për nënshkrim nuk ka dal ende me asnjë deklaratë publike për këtë. Po të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe LDnëMZ dhe UDSH që me heshtje po mundohen ta tejkalojnë këtë situatë.

Ne kemi kontaktuar kordinatorin e kësaj iniciative z. Ejllo Berishaj për të marrë informacion më të hollësishëm rreth kësaj çështje. Ai është shprehur se ende bisedimet vazhdojnë për nënshkrimin e platformës dhe nuk ka pasur dëshirë të jap ndonjë informacion më të hollësishëm rreth platformës.

/Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!