Gjeloshaj: Shqiptarët të angazhuar për të ruajtur paqen

0

Ftesa për tu bërë pjesë e organizatës më të suksesshme të kohëve moderne është një lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi por për të gjithë rajonin.

Mali i Zi do bëhet pjesë e organizatës ku bëjnë pjesë shtetet më të fuqishme politike, ushtarake dhe ekonomike. Nga kjo organizatë qytetarët e Malit të Zi do të kenë vetëm përfitime. Siguria, reformat dhe investimet në fusha të ndryshme do sjellin zhvillim dhe qëndrueshmëri.

Mali i Zi dhe rajoni do të jenë më të sigurtë, siguria sot në botë është çështja më e rëndësishme dhe ekzistenciale për çdo shtet. Ne si komb jemi të angazhuar me politikat tona në rajon për të ruajtur paqen, për integrimin në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Shqiptarët në rajon e kanë treguar gjatë gjithë kësaj periudhe përkushtimin e tyre për integrimin e plotë në strukturat euroatlantike.

Shpresojmë që shumë shpejt të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarët dhe i gjithë rajoni të bëhen pjesë e këtyre strukturave në mënyrë që edhe shqiptarët të jenë të bashkuar dhe më të sigurtë.

error: Të drejtat e rezervuara !!