Thaçi udhëtim urgjent në Mal të Zi, Gjukanoviq i siguron aeroplan për kthim në Prishtinë

0

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dja ka udhëtuar urgjent për në Malin e Zi para vendimit të NATO-s,   derisa njëri prej kushteve tejet të rëndësishme për një shtet që të bëhet anëtare e kësaj Aleance është vija e qartë kufitare, derisa burime të portalit Koha.net bëjnë me dije se Thaçi ka qëndruar në Mal të zi për të marrë pjesë në një takim, ku po trajtohet çështja e demarkacionit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Të mërkurën, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, Thaçi do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Burime të portalit Koha.net, të afërta me Thaçin, kanë bërë me dije se atij i është siguruar nga Mali i Zi aeroplan special për në Prishtinë, në mënyrë që nesër të jetë me kohë në takim me sekretarin Kerry.

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për demarkacion mes tyre në Bruksel, por ajo ka hasur në kundërshtime të ashpra në Kosovë, dhe ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të jetë i plotfuqishëm.

Taçi dje është parë edhe në Tuz në Restorantin Troja duke drekuar me disa persona nga Malësia.

error: Të drejtat e rezervuara !!