Bashkia e Nju-Jorkut nderon me mirënjohje Gjekë Gonlekajn

0

Gjekë Gjonaj

Në një ceremoni madhështore  të nivelit shtetëror Bashkia e Nju-Jorkut, mbrëmjen e 27 Nëntorit,  në  prag të  Ditës së Pavarsisë së Shqipërisë dhe Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,  vlerësoi   shqiptarët e dalluar  të diasporës shqiptare në Shtete të  Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast u shpërblyen me mirënjobhje  gjashtë shqiptarë nga po aq  njësi të banuara  shqiptare, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës  dhe Çamëria.

Në mesin e laureatëve të sivjetmë të Bashkisë së Nju-Jorkut,  nga radhët e shqiptarëve të Malit të  Zi ishte  edhe Gjekë Gjonlekaj-ish gazetari i “ Zërit të Amerikësm me motivacionin:  “ Për vepra të mira filantropike për  qytetarët e Nju-Jorkut”.

” Gjekë Gjonlekaj është njeriu me kapacitete të larta intelektuale, botues i 12 veprave në gjuhën shqipe dhe angleze për kulturën e shqiptare, botues i Kanunit të Lekë Dukagjinit në anglisht dhe i Papës   Gjon Palit të Dytë në shqip,    gazetar i njohur i ” Zërit të Amerikës” , shqiptari i vetëm që ka biseduar me Nënën Tereze në gjuhën shqipe, njeriu i cili ka ndihmuar botimin dhe shpërndarjen e veprave të Ismail Kadaresë në Amerikë, aktivist i palodhur i  çështjes shqiptare të Amerikës, njeriu që ka marrë pjesë në Konferencën e Dejtonit, mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, filantropist   dhe biznesmen i njohur”, theksoi  mes  tjerash   në fjalën e tij prezentuese ,  anëtari i Këshillit  të qytetit të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj.

Bashkia e Nju-Jorkut, përveç Gjekë  Gjonlekaj, shpërbleu edhe pesë shqiptarë të tjerë: historianin dhe gazetarin e njohur të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj nga Shqipëria, – ish komandantin e UÇK-së  Gani Shehun nga Kosova, Ilir Rusin nga Maqedonia, Rexhë Xhakrin nga Presheva  dhe Naze Veliun nga Çamëria.

Të pranishëm në këtë aktivitet u cili u zhvillua në Zyrën e Bashkisë së Qytetit të Nj-Jorkut, mes tjerëve, ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Nju-Jorkut Kori Xhonson,  ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besjana Kadare dhe ambasadorja  në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork,  Teuta Sahatçiu. Mdërkaq ceremoninë e drejtuan Mark Gjonaj dhe Lidia Curanaj Ujkaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!