Euro 2020: Kosova në grup me Malin e Zi – Shqipëria me Francën dhe Turqin

0

Kosova do të përballet me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë e Malin e Zi në eliminatoret për Euro 2020. Ajo është caktuar të garojë në Grupin A, në shortin e hedhur sot në Dublin.

Në anën tjetër, Shqipëria do të jetë në Grupin H me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë e Andorrën.

Evropiani 2020 do të ketë 24 skuadra pjesëmarrëse. 20 nga to do të caktohen prej këtyre kualifikimeve, që nisin në mars e përfundojnë në nëntor të vitit 2019. 20 ekipet që do të kualifikohen do të jenë dy ekipet e para të dhjetë grupeve kualifikuese. Katër të tjerat do të përcaktohen pas kësaj faze, përmes “Play-offit” të Ligës së Kombeve, ku Kosova ka siguruar gjysmëfinalen në Ligën D.

 

error: Të drejtat e rezervuara !!