Jozefina Topalli eksperte e OSBE-së në Mal të Zi

0

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, është emëruar në një detyrë të re, atë të ekspertes së OSBE-së në Malin e Zi, njoftojnë mediat shqiptare.

Topalli në Mal të Zi ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komisionit Legjislativ, Marta Sçepanoviq dhe anëtaren Jovanka Laliçiq.

Në takim dy palët folën për bashkëpunimin e suksesshëm mes Parlamentit të Malit të Zi dhe Misionit të OSBE-së në Malin e Zi, duke u fokusuar në përmirësimin e kapaciteteve të Parlamentit përmes mbështetjes për disa organe punuese.

Jozefina Topalli gjithashtu mësoi për punën e stafit të Komitetit Legjislativ dhe shprehu kënaqësinë e tij lidhur me mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet stafit dhe anëtarëve të Komitetit.

Jozefina Topalli ka një karrierë të gjatë në politikë, por pas “perjashtimit” nga PD dhe kritikave ndaj kreut të PD Lulzim Basha, ajo ka vendosur të mos jetë aktive në arenën politike shqiptare.

error: Të drejtat e rezervuara !!