2019 me sfida të reja

0

Mr. Kristjan Dukaj, politolog

“E vetmja mënyrë për të pasur një mik, është të jeni si një. Ne nuk mund të sigurojmë një paqe të qëndrueshme nëse i afrohemi asaj me dyshim, me mosbesim apo frikë.” Kështu fliste presidenti SHBA, F. Ruzvelt në vitin 1945.

Kur flasim për situatën politike në vend, gjithherë mendojmë për atë që është në interesin e popullatës shqiptare, si pjesëtarë i këtij komuniteti dhe, në anën tjetër, i vetëdijshëm se kjo drejtpërdrejtë, ka të bëjë me atë që janë pritjet nga politikëbërsit, ata që me veprimet ose mosveprimet e veta determinojnë reagimet e opinionit, respektivisht votuesve. Prandaj, pa u thelluar në atë se “ç’farë do të ishte sikur të ishte”, mendoj se sot, pas një çerekshekulli të sistemit pluralist në këto hapësira, pas atyre vështirësive fillestare në jetësimin e rrethanave të reja të një sistemi të ri, s’do mend se tashmë ka ndryshuar mënyra e veprimit, në radhë të parë të strukturave politike partiake. Të adaptuarit në kushte dhe rrethana të reja; veprimtaria transparente, komunikimi i përditësuar me elektoratin, bashkëpunimi jo vetëm me strukturat formale të shoqërisë por edhe me individët e gatshëm të kontribuojnë me qëllim të harmonizimit të interesave të përgjithshme dhe mundësive reale të veprimit, e bëjnë veprimtarinë politike më pragmatike duke e afruar drejtë sovranit- votuesit. Nëse çdo mendim ndryshe drejtë një qëllimi të caktuar, vlerësohet si diçka kundër ndonjë subjekti apo përfaqësuesi politik, kjo e dëshmon mungesën e gatishmërisë për bashkëveprim dhe besnikërinë ndaj vlerave të tejkaluara të politikëbërjes.

Të jemi objektiv! Brezi im kemi lindur më vonë se çka filluar vetorganizimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi, në parti nacionale. Por, me gjithë atë, njeriu si qenie politike, i përcjell rrjedhat në kohëra dhe periudha të ndryshme historike dhe politike, duke filluar nga literatura mësimore, disa nga vetëinteresimi, por disa të tjera nga rrethana të ndryshme; familjare, nga ambienti ku jeton, mediat, e kështu me radhë. S’ka nevojë të diskutohet orientimi i partive nacionale shqiptare, pasi që ato me dokumentët e veta programore kanë orientimin e duhur dhe përafërsisht, të njëjtë, mos të themi identik.

Duke shpresuar që në vitin 2019 bashkëpunimi i subjekteve nacionale dhe institucioneve përkatëse të jetë sa më i dobishëm për punësimin e të rinjve shqiptar nga këto treva, do të ndërlidhem me thënien e famshme të ish

error: Të drejtat e rezervuara !!