Gjeloshaj uron Kurtin pas zgjedhjes si Kryeministër i Republikës së Kosovës

0

Kryetari i komunës së Tuzit dhe i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka uruar LVV dhe LDK për marrëveshjen e arritur për formimin e Qeverisë së Kosovës si dhe ka përgëzuar Kryeministrin e ri Albin Kurti.

Në emrin tim personal, subjektit që drejtoj, Alternativa Shqiptare dhe si kryetar i komunës së Tuzit, dua të përshëndes Marrëveshjen e arritur për formimin e Qeverisë së Kosovës ndërmjet LVV dhe LDK.

Veçanarisht dëshiroj të përgëzoj Kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, mikun tim të vjetër, Z.Albin Kurti!

Shpresoj që kabineti i ri qeveritar, ndër të tjera do të vazhdoj marrëdhëniet e mira bilaterale, Mali i Zi – Kosovë, në të mirën e qytetarëve të dy vendeve mike, si dhe për bashkëpunim sa më të ngushtë ndërshqiptar në regjion dhe më gjërë.

Ps Në vitin 2004, në Kruj të Gjergj Kastriot-Skendërbeut u betuam se do të përkrahim njëri-tjetrin kurdo të jetë nevoja. Ne po ashtu u dakorduam se do të punojmë bashkë për të mirën e kombit tonë. Vërtet Tani erdhi dita, unë në Tuz, Erioni në Tiranë, kurse Albini në Kosovë!

#bashkë🇦🇱

Urime dhe suksese!

Nik Gjeloshaj

error: Të drejtat e rezervuara !!