Konjufca propozon tërheqjen e 7-të ambasadorëve, mes tyre edhe ambasadori në Podgoricë

0

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar tërheqjen nga misioni i ambasadorëve politik, 7 ambasadorë të Kosovës, ndër ta, edhe Vlora Çitakun.

“Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës”, shkruan Konjufca në Facebook.


Mes ambasadorëve që Konjufca ka këruar të tërhiq është edhe Ylber Hysa ambaadorë në Podgoricë dhe Vlora Çitaku në Uashington./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!