Mali i Zi ka nevojë për 20.000 punëtorë sezonal në bregdet

0

Sipas vlerësimeve të Zyrës së Punësimit të Malit të Zi, këtë sezon veror vetëm në bregdet do të kërkohen rreth 20.000 punëtorë sezonal.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kemal Purishiq, tha se një nga prioritetet kyçe në punën e Qeverisë është arritja e zhvillimit ekonomik si parakusht për rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

Ai shtoi se “forca e punës duhet të bëhet më konkurruese para se Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian, pasi më vonë, nga liberalizimi i tregut të punës, burimet njerëzore do të përpiqen të shkojnë në vendet e BE”.

Presidenti i Shoqatës turistike malazeze, Zharko Raduloviq, tha se Mali i Zi nuk ka forcë të mjaftueshme të punës.

“Ne në turizëm kemi nevojë për punëtorë. Njerëzit tanë nuk duan të punojnë pasi janë pagat e vogla,” vuri në dukje Raduloviq.

Ndryshe, pagat e punëtorëve sezonal në Mal të Zi janë rreth 500 euro, dhe në rajon pagat më të larta janë vetëm në Kroaci.

error: Të drejtat e rezervuara !!