Malësia po respekton rregullat, komuna në shërbim të qytetarëve

0

Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, për TV Vijesti, theksoi që për të minimizuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga karantina, Komuna e Tuzit siguroi naftën për bujqit e Malësisë në mënyrë që ata të mund të punojnë dhe të shesin produktet e tyre.

E gjithë kjo u organizua dhe u shprënda përmes vullnetarëve, tha Ivanaj.

“Qytetarët e komunës sonë u binden urdhrave, dhe po sillen në një mënyrë shumë të disiplinuar dhe të përgjegjshme, dhe Stafi i Krizave dhe vullnetarët bëjnë çmos për ta bërë më të lehtë për ta karantinimin.

Mendoj se nuk ka frikë dhe panik midis qytetarëve, dhe janë të vetëdijshëm për rrezikun që mund të shkaktohet nëse nuk i përmbahen masave mbrojtëse në fuqi,” theksoi Ivanaj.

Ivanaj falenderi vullnetarë dhe të gjithë ata që po ndihmojnë komunën në këtë situatë të vështirë.

error: Të drejtat e rezervuara !!