Koronavirusi dhe Diaspora shqiptare

0

Ismet Kallaba

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi ndërpreu përgjysmë ëndrrën e shumë shqiptarëve nga Mali i Zi në diasporë. Vetëm në SHBA, një ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia, janë shënuar deri tani me dhjetëra viktima nga radhët e mërgimtarëve shqiptarë nga Mali i Zi, shifër kjo më e madhe se numri i përgjithshëm i viktimtave në tërë Malin e Zi.

Në pjesën e dytë të shekullit të kaluar, sidomos në dekadat e fundit të tij, por edhe në fillim të mijëvjeçarit XXI, me mijëra shqiptarë u larguan nga trevat e tyre në Malin e Zi për shkaqe politike, ekonomike etj. Diskriminimi në vendlindjen e tyre nga pushteti ish-jugosllav dhe malazez, por edhe dëshira për një jetë më të mirë, bëri që shqiptarët ta ndiejnë frymën e lirisë në vendet ku u strehuan. Ata u integruan shumë shpejt në shtetin dhe shoqërinë e re. Pjesa më e madhe e tyre u vendosën në SHBA, ku edhe gjendet sot diaspora më e madhe shqiptare nga trojet shqiptare në Mal të Zi, por edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe gjetiu. Numri i tyre ka ardhur duke u rritur aq sa sot, ndonëse nuk ka të dhëna të sakta, supozohet dhe pretendohet se më i madh është numri i shqiptarëve që jetojnë në diasporë sesa në vendlindjen e tyre në Mal të Zi.

Por pavarësisht largimit, këta mërgimtarë shqiptarë nuk e kanë harruan kurrë vendlindjen. Dashuria dhe nostalgjia e tyrepër vendlindjen gjithmonë ishte e pranishme dhe shprehej tek ata. Përpos ndihmës së familjes dhe të afërmëve të tyre, diaspora e organizuar në shoqata të ndryshme, e ka ndihmuar vazhdimisht vendlindjen, sidomos në kohët më të vështira. Mjafton të përmendim krizën gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, ndihmën në projekte infrastruktorore, për studentët, nevojtarët në vendlindje etj.

Pjesë e dashurisë për vendlindjen është edhe tradita e varrosjes në vendlindje. Ndonëse vendi i tyre i ri u kishte ofruar lirinë e munguar dhe mundësi të mëdha, ata prapëseprapë zgjidhnin vendlindjen për t’u varrosur.Pjesa më e madhe e tyre ktheheshin për t’u varrosur në vendlindje sepse vetëm aty preheshin të qetë dhe iu pushonte koka.

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi ndërpreu përgjysmë ëndrrën e shumë shqiptarëve nga Mali i Zi në diasporë. Vetëm në SHBA, një ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia, janë shënuar deri tani me dhjetëra viktima nga radhët e mërgimtarëve shqiptarë nga Mali i Zi, shifër kjo më e madhe se numri i përgjithshëm i viktimtave në tërë Malin e Zi.

Edhe në të kaluarën diaspora shqiptare ka pësuar fatkeqësi, siç është ajo e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën tri viktima të pafajshme nga shqiptarët në Mal të Zi. Por për nga numri i viktimave, pandemia e koronavirusit ka tejkaluar çdo fatkeqësi tjetër. Të gjitha qeniet njerëzore janë të vdekshme, por ata nuk e merituan një vdekje të tillë në “dheun e huaj”. Pse duhej të vdisnin në këtë kohë të mbrapsht?! Për shkak të ndalimit të transportit ajror ishin të detyruar të varroseshin aty ku i gjeti vdekja, duke ikur nga kjo botë pa nderimin dhe lamtumirën e fundit të vendlindjes. (Koha javore)

error: Të drejtat e rezervuara !!