Liria e medies – vlerë demokratike

0

Shkruan:
Mr.  Kristjan Dukaj, politolog

Shënimi i datave dhe ngjarjeve të mëdha nga çfarëdo fushe, është  e rëndësishme, në veçanti të atyre  shënimi i të cilave ndihmon avancimin e  mëtejmë të segmenteve të caktuar në prosperitetin e mëtejmë të shoqërisë në përgjithësi. Edhe pse në këtë periudhë bora përballet me pasoja të rënda nga pandemia e shkaktuar nga Coronavirusi, prapëseprapë, kemi obligim të rikujtojmë 3 majin, Ditën Botërore të Lirisë së Mediave. Aq më parë pasi qëllimi parësor për çgjë edhe është themeluar kjo datë, është ngritja e ndërgjegjes për rëndësinë e lirisë së mediave. Me Deklaratën  nga Windhoeka, në Namibi, në vitin 1991, janë  proklamuar principet themelore të lirisë së mediave dhe se është e nevojshme të  promovohet në vazhdimësi nevoja e mbrojtjes së lirisë së mediave.

Sot, kur civilizimi është duke u përballur me rrezikun e padukshëm nga virusi i ri Covid-19, është rasti tu jepet mirënjohje e merituar mediave dhe profesionistëve mediatik të cilët, duke rrezikuar jetët e veta, kanë qëndruar afër të infektuarve  në institucionet shëndetësore  duke informuar opinionin më të gjerë me kërcënimet serioze nga Coronavirusi i rrezikshëm. Mediat, duke u dhënë hapësirën më të madhe profesionistëve shëndetësor, kanë dhënë kontribut të madh që pasojat për shëndetin e njerëzve të jenë sa më të vogla. Falë përkushtimit të këtillë të mediave, besimi i të gjithë neve në rekomandimet dhe masat e parapara nga njerëzit e shkencës dhe të profesionit, ishte gjithnjë e më i madh. Nuk është rasti që sot, në Ditën botërore të lirisë së mediave, të zgjerojmë tema edhe në fushat tjera, por të detyruar të mbrohemi nga rreziku si pasojë e pandemisë nga Coronavirusi, duhet konstatuar kontributi i pazëvendësueshëm i mediave në mbështetje të punëtorëve shëndetësor e që jemi dëshmitar edhe këtu, në Mal të Zi.

Është e tepërt të flitet për rëndësinë e mediave për civilizimine  sotëm sepse mjafton të rikujtohen katastrofa të ngjashme nga e kaluara e të cilat kanë marrë dhjetëra miliona jetë njerëzish dhe se kjo, siç vlerësohet, në masë të madhe  ishte pasojë e mungesës së mediave në ato kohëra të cilat as që mund të krahasohen me kushtet e sotme. Andaj, obligim i të gjithëve është vendosmëria në mbrojtjen e lirisë së mediave, sidomos, njerëzve të medias që vijmë nga ambienti mediatik duke filluar nga më të afërmit në familje.

Jemi dëshmitar se shoqëritë e sotme në tranzicion bëjnë angazhime shtesë për të siguruar ambientin e duhur për lirinë e punës së mediave, të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre në ndërtimin e demokracisë si kushtin e domosdoshëm për zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi. Edhe Mali i Zi, si shtet në procesin e integrimeve në BE, ka miratuar kornizën normative për të siguruar kushtet e duhura për punën pa pengesë të gazetarëve por, edhe krahas kësaj, është e nevojshme avancimi i mëtejmë i hapësirës mediatike, në veçanti, në mbrojtjen e shoqërisë nga lajmet e rrejshme të cilat rrezikojnë seriozisht promovimin e hapësirës së vërtet mediatike.

 Duke uruar të gjithë njerëzve të medies Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, kemi obligim që përmes shembullit personal të kontribuojmë që fjala më e dashur Liria, të gjallëroj plotësisht në punën e mediave si parakusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe me prosperitet.

(Autori  është politolog,  magjistër  në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci,
 këshilltar për marrëdhënie me opinion  në komunën e Tuzit)

error: Të drejtat e rezervuara !!