Një hapë më afër elitës: Deçiqi mund Bokel në derbin e ligës së dytë

0

Derbi i Ligës së Dytë të Malit të Zi i takoi Deçiqit, i cili mundi Bokel 2:1 në raundin e 23-të dhe me këtë fitore i afrohet edhe më shumë rikthimit në Ligën e parë.

Futbollistët e Deçiqit kaluan në epërsi në minutën e shtatë me gol të Pjetër Lulgjuraj, ndërsa mysafirët në minutën e 58-të barazuan rezultatin.

Goli i vendimtar u shënua nga Marko Tuqi në minutën e 64-të.

Deçiqi gjindet në krye të tabelës me tëtë pikë më shumë se Jedinstvo, dhe nëntë më shumë se Bokel.

Deçiqi ka 47 pikë, Jedinstvo 39, ndërsa Bokel mbeti në 38 pikë./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!