Lejohen rreth 2.37 milion euro për financimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore

0

Qeveria ka lejuar rreth 2.37 milion euro për financimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi gjatë këtij viti. Siç kanë theksuar nga Qeveria, këto mjete do të ndahen në pajtim me ligjin për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore.

“Qeveria ka miratuar informatën për financimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për zgjedhjen e deputetëve në parlamentin e Malit të Zi gjatë këtij viti nga rezervat e përhershme buxhetore dhe për këtë qëllim ka lejuar shfrytëzimin e mjeteve të rezervave buxhetore në shumë prej 2.37 milion euro, thuhet në kumtesë.

error: Të drejtat e rezervuara !!