Kompania shqiptare JUMBO hapë dyqanin e parë në Podogoricë

0

Një nga zinxhirët më të mëdhenj të shitjes në rajon, JUMBO, ka hapur dyert e saj për klientët në Mal të Zi si pjesë e qendres trektare EXTRA Retail park, i cili u hap në Zabjelë, Podgoricë.

JUMBO Mali i Zi është pjesë e Grupit Balfin, një nga grupet më të mëdha të investimeve në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin, një nga zinxhirët më të mëdhenj të shitjes në rajon, me mbi 30,000 produkte të cilësisë së lartë dhe me më shumë se 100 dyqane.

Podgorica u kthye në qytetin e radhës që priti dyqanin më të ri të JUMBO-s, që drejtohet nga kompania shqiptare Kid Zone, dhe që përbën çeljen e parë të kësaj marke në Malin e Zi.
Përmes një atmosfere festive në praninë e Ministres së Ekonomisë, Dragica Sekuliq, u inaugurua dyqani JUMBO me një sipërfaqe prej 2500 m2 dhe mbi 50 punonjës të rinj dedikuar për të ofruar shumëllojshmëri produktesh nga të gjithë kategoritë.

Numri i vizitorëve në ditët e para ka qenë shumë i lartë dhe gjithashtu mediat kanë shfaqur interes të përcjellin këtë investim të Grupit Balfin në Malin e Zi.

Në fjalën e tij, Drejtori Ekzekutiv i JUMBO-s, Toljan Papajorgji, përballë një pranie të gjerë mediatike, falenderoi ndër të tjera institucionet malazeze për mbështetjen dhe siguroi që përmes Grupit Balfin, JUMBO nuk do ndalet në rrugën e zgjerimit në këtë shtet.

Jumbo, nën emrin e Kid Zone u hap fillimisht në nëntor të vitit 2011 në qendrën më të madhe tregtare në Shqipëri, në TEG, dhe një vit më vonë, në 27 nëntor 2012 edhe në QTU.

Duke parë suksesin e madh të rrjeteve të dyqaneve të tipit “retail store” në Greqi, Qipro, Bullgari, Rumani etj, Jumbo erdhi si kërkesë e tregut shqiptar dhe si i tillë u përqafua menjëherë nga tregu vendas.

Pika më e fortë e Jumbo-s, ajo çka e bën atë të jetë ndryshe nga ofruesit e tjerë në treg është shumëllojshmëria e produkteve të kategorive të ndryshme, pasi Jumbo është për të gjithë familjen. Gama e gjerë e produkteve, cilësia dhe çmimet ekonomike e ka bërë atë të jetë lider në treg në kategorinë e lodrave për fëmijë dhe jo vetëm.

error: Të drejtat e rezervuara !!