Interi e dëshiron Pirlon

0

Mediat italiane kanë përhapur lajmin se Interi është vënë pas mesfushorit të New York Cityt, Andrea Pirlos. Legjenda e futbollit italian që më parë ka luajtur për skuadra si Milan dhe Juventus duke shkëlqyer, mund të kthehet në skuadrën që luajti kur i kishte vetëm 19 vjet dhe nuk tregoi asgjë.

Mancini është ai që insiston për lojtarin duke e telefonuar disa herë që ta bind për tu bashkuar me skuadrën e tij. Ai mund të bëjë të njëjtën gjë që bënte David Beckham sa ishte pjesë e LA Galaxy, duke luajtur për Milanin gjatë dimrit. Breshiani 36 vjeçar kishte deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në Itali, por insistimi i Mancinit mund t’ia ndryshoj mendjen.

error: Të drejtat e rezervuara !!