Kështu do të duket stadiumi i ri i Kombëtares (Video)

0

Në fillim të muajit janar pritet të filloj ndërtimi i stadiumit të ri të Kombëtares shqiptare. Ky stadium është parashikuar të jetë 22.000 vendesh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Kualifikimi i përfaqësuese shqiptare në Euro 2016-të i hapi dritën jeshile edhe përfundimit të bisedimeve për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar, që do të jetë pikërisht në vendin ku sot ndodhet stadiumi “Qemal Stafa”.

Premtimi publik i kryeministrit për mbylljen e procedurave të këtij projekti ka vënë në lëvizje të gjitha hallkat. Projekti i konsorciumit italian Serenisima, është përzgjedhur prej më shumë se një viti fitues.

Ky stadium është parashikuar të jetë 22.000 vendesh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara. Sigurisht ka parashikuar që veç funksionit si stadium, kjo godinë do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe shërbime të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj.

Ajo që bie në sy, në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive trasmetimi, transmeton Top Channel.

Për ndërtimin e tij është kërkuar gjithmonë një garanci prej 6 milionë eurosh në vitin e parë, e më pas kjo shumë do të kishte një trend progresiv deri në fundin e 35 viteve të koncensionit. Ky është dhe ngërçi kryesor që ka ndalur nëpër zyra projekt-idenë pa gjetur një zgjidhje prej kaq kohësh.

Megjithatë konsorciumi italian, që në fillimin e diskutimeve ka patur si opsion shitjen e projektit nëse nuk do të arrihej marrëveshja për pikat e kontratës dhe duket që zgjidhja të jetë pikërisht kjo, pasi kompania ndërtuese do të jetë një firmë shqiptare.

Burime konfidenciale për Top Channel pohojnë se ndërtimi i stadiumit të ri kombëtar do të fillojë me blerjen e këtij projekti për një shifër rreth 5 përqind të vlerës së ndërtimit të projektit, që është parashikuar të shkojë në 50 milion euro.

error: Të drejtat e rezervuara !!