David Junçaj, zgjedhet kryetar i ri i SHKA “Rapsha”

0

Në kuvendin e IX-të zgjedhor të SHKA “Rapsha” për kryetar të ri të kësaj shoqate është zgjedhur, David Juncaj, njofton kryetari i deritanishëm Lucë Junçaj.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Lucë Junçaj:

“Të nderuar miq dhe bashkvendas kudo që ndodheni,
Dua t’ju lajmëroj se sot në kuvendin e IX-të zgjedhor të SHKA “Rapsha” , të mbajtur në selinë e kësaj shoqate në Drume, me praninë e dhjetra antarëve, në përputhje me statutin e kësaj shoqate, dhe pas dy mandateve të plota në krye të kësaj shoqate pata kënaqësinë që nëpërmes votës së lirë dhe të ndershme, kryesinë e kësaj shoqate t’ja dorëzoj një intelektuali dhe antarit të devotshëm të kësaj shoqate, prof.David Dejvi Juncaj .
Me një staf të rinjësh të mrekullueshëm, e që nga zemra ju uroj punë të mbarë dhe vazhdimsi të sukseseve të kësaj shoqate, duke qëne në sherbim të tyre si antar i kësaj shoqate në çdo moment, rrethanë përjetësisht!”.

Lucë Junçaj.

Fotografia e Luca Juncaj
error: Të drejtat e rezervuara !!